Sport Homazhi më i veçantë për Kobe Bryant, mural gjigant në fushë bari...

Homazhi më i veçantë për Kobe Bryant, mural gjigant në fushë bari (VIDEO)

Homazhe për Kobe Bryant janë parë në çdo cep të globit, por njëri prej tyre ndoshta është më i veçanti nga të gjithë, pasi mund të shihet vetëm nga qielli.

Kelli Pearson dhe bashkëshorti i saj, Pete Davis, kanë krijuar një mural gjigant të Kobe Bryant në një fushë me bar në parkun Pleasanton.

Pasi krijoi foton duke marrë pjesë nga foto të ndryshme të legjendës së NBA, Pete e ngarkoi imazhin në një makineri të veçantë që më pas e lëvizi në të gjithë fushën. Me ndihmën e GPS dhe procesimit digjital, makina frynte ajrin për të përkulur barin para dhe pas, në mënyrë që të krijonte kontrastin e errët dhe të hapur, duke sjellë figurën e Kobe Bryant.

“Tragjedia na zuri në befasi. Ai ishte një person i mrekullueshëm, një familjar dhe një atlet fantastik. Kishim në dispozicion teknologjinë dhe vendosëm të bënim këtë homazh për idhullin tonë”, thotë çifti.

Kjo kryevepër në bar do të zgjasë vetëm dy ditë, derisa bari të shkojë sërish në pozicionin e tij natyral.

Kobe Bryant, vajza e tij 13-vjeçare Gianna dhe 7 persona të tjerë humbën jetën në një aksident me helikopter ditën e diel, në Kaliforni.