Kuriozitete Eksperimenti: A mund të përdoren qentë në zbulimin e COVID-19?

Eksperimenti: A mund të përdoren qentë në zbulimin e COVID-19?

Në Mbretërinë e Bashkuar po bëhet një përpjekje për të përcaktuar nëse qentë mund të përdoren për të zbuluar sëmundjen COVID-19.

Shoqata e Detektimit Mjekësor të qenve, në bashkëpunim me Shkollën në Londër të Shëndetit Publik dhe Mjekësisë Tropikale (LSHTM) dhe Universitetit Darham në veri-lindje të Anglisë, dëshiron të përcaktojë nëse qentë mund të ndihmojnë me diagnozën.

Ky studim bazohet në hulumtimet e mëparshme mbi aftësinë e qenve për të kapur malarien me erë dhe bazohet në supozimin se sëmundja shkakton një erë specifike.

Organizata ka filluar përgatitjet për trajnimin e qenve, i cili duhet të zgjasë disa javë për të ofruar një “metodë të shpejtë jo-invazive të diagnostikimit”.

Organizata ka trajnuar më parë qen për të zbuluar sëmundje të tilla si kancer, Parkinson ose infeksione bakteriale duke u dhënë atyre mostra të marra nga pacientët.

Qentë, ndër të tjera, mund të zbulojnë ndryshime të vogla në temperaturën e lëkurës.

“Ne kemi besim se qentë mund të zbulojnë COVID-19”, thotë Claire Gest, themeluese e Dogs Medical Detection.

“Tani jemi duke eksploruar se si mund ta ‘kapim’ erën e virusit te pacientët dhe t’jua ekspozojmë qenve atë erë”.

“Qëllimi është që qentë të zbulojnë të gjithë, përfshirë ata transportues asimptomatikë të virusit dhe të na tregojnë se kë duhet të testojmë”.

Kreu i departamentit të kontrollit të sëmundjes në LSHTM thotë se qentë mund të zbulojnë malarian me “precizion të lartë” dhe se, pasi sëmundjet e tjera të frymëmarrjes ndryshojnë erën e trupit, ekziston një “shans i lartë” se mund të jetë kështu me COVID -19.

“Qentë mund të vendosen në aeroporte në fund të epidemisë për të zbuluar bartësit e virusit dhe kështu të ndihmojnë në parandalimin e përsëritjes së epidemisë”, thotë Steve Lindsey nga Universiteti Darham.

Më shumë se 500,000 individë të infektuar nga koronavirusi janë zbuluar në të gjithë botën, por numri aktual besohet të jetë më i lartë sepse shumë vende nuk e testojnë popullsinë sa duhet për të kapur bartësit asimptomatikë.