Aktualitet Elbasan: U godit nga një pajisje gjatë punës në fabrikë, vdes punëtori...

Elbasan: U godit nga një pajisje gjatë punës në fabrikë, vdes punëtori indian

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të Premteje në Elbasan. Një punonjës është dëmtuar aksidentalisht në fabrikën e riciklimit të aluminit e për pasojë ka humbur jetën.

Policia bën me dije se bëhet fjalë për shtetasin indian me inicialet O.P, 45 vjeç.

“Mëngjesin e sotëm, në ish-kombinatin metalurgjik, gjatë procesit të punës në fabrikën e riciklimit të aluminit, dyshohet se aksidentalisht është dëmtuar në trup, nga një pajisje pune, shtetasi indian O. P., 45 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.