Extra Eleni Foureira ka ndjekur Festivalin e RTSH-së dhe mbështet publikisht Elvana Gjatën 

Eleni Foureira ka ndjekur Festivalin e RTSH-së dhe mbështet publikisht Elvana Gjatën 

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Eleni Foureira këtë vit do të performojë për herë të parë në një skenë shqiptare.

Ajo do të ngjitet në skenën e Festivalit të RTSH-së, si e ftuara speciale e natës magjike.

Eleni do të performojë në natën e tretë, megjithatë duket se për të magjia e festivalit ka nisur që mbrëmjen e kaluar.

Ajo ka publikuar në Instastory një foto ku tregon se ka ndjekur këngët pjesëmarrëse dhe ka zbuluar të preferuarën e saj.

Me anë të një postimi në  Instastory, Eleni ka publikuar një foto të këngëtares shqiptare Elvana Gjata  dhe shkruan se është e preferuara e saj.

Elvana e ka ripublikuar foton, duke i shkruar Elenit se e do shumë dhe e quan atë mbretëreshë.

Mbrëmjen e kaluar është mbajtur edhe nata e parë e festivalit dhe Elvana ishte një ndër këngëtaret që u ngjit në skenë duke performuar këngën “Me Tana”.