Bota Erdogan: Ku Turqia po bën diferencën në krizën globale të koronavirusit

Erdogan: Ku Turqia po bën diferencën në krizën globale të koronavirusit

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan thotë se pandemia e COVID-19, në kontekstin e pasojave ekonomike, është rritur në krizën më të madhe që nga Lufta e Dytë Botërore.

“Kjo pandemi është një problem shëndetësor, por edhe në kontekstin e pasojave ekonomike është rritur në krizën më të madhe që nga Lufta e Dytë Botërore”, tha Erdogan në një takim të Këshillit Qendror Ekzekutiv të Partisë qeverisëse të Drejtësisë dhe Zhvillimit Turk (AK Parti).

Erdogan theksoi se Turqia, ashtu si pjesa tjetër e botës, po zhvillon një luftë intensive kundër përhapjes së koronavirusit.

Ai tha se për nga natyra e gjërave, nuk ishte e mundur të shmanget mbërritja e infeksionit në Turqi pasi ajo goditi rëndë Evropën dhe Iranin.

“Ajo që e veçon Turqinë larg nga vendet e tjera është se ne kemi një sistem të fortë shëndetësor dhe që kemi ndërmarrë veprime në kohën e duhur. Tani jemi në një fazë ku shohim se linja epidemike po fillon të lëvizë në një drejtim horizontal”, tha presidenti turk.

Erdogan tha se qëllimi është që të normalizohet jeta pas Bajramit pasi të sigurohet ë masat parandaluese gjatë Ramazanit të respektohen në maksimum.

Duke theksuar rëndësinë e një lufte vendimtare kundër pandemisë, Erdogan tha se përgatitja për përshtatjen në situata të reja në vend, rajon dhe botë pas kësaj krize është kaq e rëndësishme.

“Për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore, Turqia ka shfrytëzuar rastin të jetë në qendër të procesit të rishikimit global”, theksoi presidenti turk.