Sport Faji i Piatek? Milani nuk prodhon raste, më i dobëti i 10...

Faji i Piatek? Milani nuk prodhon raste, më i dobëti i 10 viteve të fundit

Llogaritë nuk dalin. Krzystof Piatek deri më tani po has vështirësi për të rigjetur ndjesinë me golin. Milani i Giamapolos nuk është i pafat, pasi nuk është se krijon dhe nuk finalizon, por vetë ndërtimi i aksioneve të sulmit është dukshëm modest. Milani ndodhet në fundin e klasifikimit për golat e shënuar, vetëm dy, dhe madje njëri është shënuar në aksion, ndërsa tjetri me penallti nga Piatek.

Në ndeshjen e radhës, atë me Torinon, ndoshta Giampaolo mund të gjejë një manovër më të zhdërvjelltë, por vështirë se do të braktisë vendin e fundit në klasifikimin e golave të shënuar dhe tentativave në portë sa u përket 10 viteve të fundit të kësaj skuadre. Është vetëm një e dhënë statistikore, por që certifikon problemin.

Në të njëjtën periudhë Milani i fundit, ai i Gattusos, kishte shënuar 7 gola, duke gjuajtur 27 herë portën, dhe tre nga kundërshtarët e javëve të para ishin Napoli, Roma e Atalanta. Në katër vitet e Allegrit minimumi i produktivitetit ishin 4 gola, por bëhej fjalë për tjetër çështje, pasi ishin plot 25 goditjet në portë. Numri më i lartë i golave të shënuar në të njëjtën periudhë fillim kampionati i përket Milanit të Inzaghit, 10 gola të shënuar në 21 tentativave. Ndërkohë Milani i Montellas ishte më i mirë sa i përket prodhimit të aksioneve për gol, 30 goditje në portë në 4 ndeshjet e para.

Në Torino këtë të enjte Milani ka dy rrugë, ose të krijojë dhe të shënojë, ose të shfrytëzojë maksimalisht rastet që do t’i prezantohen.