Të paktën 10 persona janë shoqëruar që prej mbrëmjes së djeshme, në policinë e Durrësit, pas atentatit që ju bë mjetit me të cilin udhëtonin, prokurori Arjan Ndoji dhe dy miqtë e tij.
Burime pranë grupit hetimor, bëjnë me dije se ndër të shoqëruarit janë dhe dy personat me të cilët 3 personat kanë drekuar ditën e djeshme në një restorant në zonën e plazhit.
Ndërkohë, gjendja shëndetësore e prokurorit Ndoji dhe Aleksandër Laho është pa rrezik për jetën, ndërsa aktualisht ndodhen në repartin e reaminacionit për trajtim mjekësor. Forca të shumta policie mbajnë nën vëzhgim të lënduarit e atentatit Pjesë e hetimeve ku është përqendruar vëmendja e grupit hetimor është dhe mjeti që u gjet i braktisur në Shkafanë (Ishëm), brenda të cilit u gjetën dy armë automatike dhe dy maska, të cilat dyshohet se janë përdorur në atentat.