Përzgjedhja e editorit Faktorët e rrezikut që lidhen me vdekjen nga COVID-19

Faktorët e rrezikut që lidhen me vdekjen nga COVID-19

Meshkuj, të moshuar dhe që i përkasin një pakice etnike: këto janë karakteristikat e pacientëve që kanë humbur jetën më shpesh nga COVID-19, sipas studimit më të gjerë mbi këtë temë.

Gjinia, përkatësia etnike, kushtet e mëparshme shëndetësore dhe, mbi të gjitha, mosha: këta janë faktorët që kontribuojnë në rrezikun e zhvillimit të formave serioze të COVID-19 dhe për pasojë vdesin nga infeksioni. Të moshuarit, pacientë meshkuj, afrikano-amerikanë ose të tjerë të minoriteteve etnike, ose të cilët tashmë vuajnë nga sëmundje kronike, rrezikojnë më shumë të vdesin nga COVID-19. Faktorë të tillë ishin vënë në pah në shumë studime, por tani konfirmimi vjen nga një analizë e bërë mbi 17 milionë njerëz në Mbretërinë e Bashkuar, hulumtimi më i madh epidemiologjik i këtij lloji të kryer ndonjëherë, botuar në “Nature”.

Shumë prej punimeve të mëparshme u përqendruan te pacientët e shtruar në spital; kjo është e dobishme dhe e rëndësishme, por ne kemi dashur të kemi një ide të qartë të rreziqeve në përgjithësi. Kampioni ynë fillestar është fjalë për fjalë kushdo”, shpjegon Ben Goldacre, një shkencëtar nga Universiteti i Oksfordit që mori pjesë në studim.

Faktori anagrafik (regjistri) – Studiuesit analizuan të dhënat anonime shëndetësore të 17.278.392 të rriturve që banojnë në Angli dhe regjistruar nga Sistemi Kombëtar i Shëndetit i Mbretërisë së Bashkuar. Gjatë tre muajve, 10.926 prej këtyre njerëzve vdiqën nga COVID ose ndërlikimet e tij. Të dhënat u ngarkuan në një platformë analize të azhurnuar vazhdimisht, OpenSAFELY. Pacientët më të vjetër se 80 vjeç kishin 20 herë më shumë rrezik të vdisnin nga COVID-19 se ata të moshës 50 vjeç, dhe qindra herë më shumë në rrezik vdekjeje sesa pacientët nën 40 vjeç. Dihet ndjeshmëria më e madhe e pacientëve të moshuar, por marrëdhënia joproporcionale mes të sëmurëve dhe të vdekurve midis një dekade dhe një tjetre, i ka mahnitur shkencëtarët. Mbi 90% e vdekjeve nga COVID-19 në Angli ishin mbi 60 vjeç. Ndërsa, në Itali mosha mesatare e pacientëve që vdiqën nga koronavirusi është 80 vjeç.

Seksi dhe shëndeti – Burrat e prekur nga virusi ka më shumë të ngjarë të vdesin sesa gratë në të njëjtën moshë: në Angli, 60% e pacientëve të vdekur ishin meshkuj (në Itali 58%). Njerëzit e imunomompromizuar ose ata me sëmundje ekzistuese si obeziteti, diabeti, forma të rënda të astmës dhe sëmundje kardiovaskulare ishin më të rrezikuar nga vdekja. Si dhe ata që marrin të ardhura më të ulëta.

Faktori etnik – Studimi konfirmoi atë që ka dalë edhe nga hulumtimet e tjera, domethënë që afrikano-amerikanët ose ata nga Azia Jugore, si dhe pacientët nga pakicat e tjera etnike, janë më të rrezikuar të vdesin nga COVID-19 sesa pacientët e bardhë. Arsyet e këtij pabarazie janë komplekse dhe, – thonë studiuesit, – “vetëm në një masë të vogël shpjegohet nga një prevalencë më e lartë e problemeve shëndetësore si sëmundja kardiovaskulare ose diabeti në mesin e afrikano-amerikanëve, ose nga varfëria më e madhe”.

Në SHBA, hispanikët dhe afrikano-amerikanët sëmuren me COVID-19 tri herë më shumë sesa “të bardhët” dhe kanë një rrezik dy herë më të lartë të vdekjes. Shumë nga këta njerëz janë punëtorë të thjeshtë që nuk kanë qenë në gjendje të marrin masat e duhura gjatë mbylljes, të cilët jetojnë në shtëpi të mbushura me njerëz, me gjenerata të shumta nën një çati, ose përballen me pengesa gjuhësore dhe diskriminim kur përpiqen të hyjnë në kujdesin mjekësor.

Në Itali, 5.1% e rasteve të raportuara me COVID-19 kanë të bëjnë me shtetas të huaj, por rreziku i shtrimit në spital për të huajt është 1.4 herë më i lartë dhe, në këtë grup, përqindja e pacientëve që kanë nevojë për qasje në kujdes intensiv është edhe më e lartë. Kurba e ngjitjeve në lidhje me shtetasit e huaj, megjithatë, prej kohësh është dukur shumë pozitive: tani, kjo sugjeron që diagnoza midis pacientëve të huaj arrin vonë, se njoftohet më vonë tek institucionet, dhe se rastet më pak serioze kalojnë pa u vënë re./Focus/American Eye