Sport Festuan me 18 mijë tifozë, ekipi serb i futbollit goditet nga koronavirusi

Festuan me 18 mijë tifozë, ekipi serb i futbollit goditet nga koronavirusi

Gjashtë pjesëtarë të ekipit të futbollit serb Crvena Zvezda të Beogradit  kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, pas testimeve të kryera në ditën e fundit.

Klubi njofton të gjithë opinionin se lojtarët do të kalojnë dy javët e ardhshme në karantinë dhe nuk do të marrin pjesë në fazën parapërgatitore të ekipit.

Më 22 qershor, 5 lojtarë të tjerë të këtij ekip rezultuan të infektuar me Covid-19 disa ditë pasi ata festuan fitoren e titullit të tyre para një turme prej 18,000 persona.

Serbia filloi të heqë bllokimin e saj në maj dhe kundërshtarët e qeverisë thonë se vendimi u mor shumë herët, përpara zgjedhjeve të qershorit.

E premtja shënoi ditën më vdekjeprurëse në Serbi, që nga fillimi i pandemisë, me 18 vdekje.