Bota Gara presidenciale në SHBA/ Sanders fiton parapraket në Nju Hampshire

Gara presidenciale në SHBA/ Sanders fiton parapraket në Nju Hampshire

Senatori demokrat Bernie Sanders ka kryesuar ngushtësisht me 1% zgjedhjet paraprake në shtetin e Nju Hampshire duke arritur kuotën e 27,3%, i ndjekur befasisht nga kolegia e tij, Amy Klobuchar me 24,15%.

Ish-kryetari i bashkisë së South Bend, Pete u rendit i treti me 20,2%.

Jashtë podiumit mbeti senatorja Elizabeth Warren e cila arriti kuotën e 11,1%, e ndjekur nga ish-zëvendëspresidenti Joe Biden me 7.6%.

Kandidati demokrat, Andrew Yang njoftoi dje, menjëherë pas mbylljes së qendrave të votimit të zgjedhjeve paraprake në New Hampshire, ku rezultatet e para nuk i dhanë më shumë se 3% të votave, se do të tërhiqej nga gara për në Shtëpinë e Bardhë.

Një tjetër garues demokrat për zgjedhjet presidenciale të nëntorit u tërhoq dje në mbrëmje, senatori i Kolorados, Michael Bennet.