Kryesore Gati një mijë raste të reja dhe 5 humbje jete

Gati një mijë raste të reja dhe 5 humbje jete

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 5,613 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 995 qytetarë.

Rastet e reja janë zbuluar në këto bashki: 283 raste në Tiranë, 64 raste në Shkodër, 54 raste në Durrës, 48 raste në Fier, 41 raste në Lushnje, 35 raste në Kavajë, 34 raste në Sarandë, 32 raste në Elbasan, 31 raste në Berat, 29 raste në Lezhë, 28 raste në Vlorë, 22 raste në Korçë, 19 raste në Patos, 18 raste Malësi e Madhe, 17 raste në Kukës, Divjakë, Gjirokastër, 16 raste në Kurbin, Krujë, 13 raste në Kamëz, 11 raste  në Pogradec, Kuçovë, Gramsh, 10 raste Vau i Dejës, Dibër, 9 raste në Memaliaj, 8 raste në Vorë, 7 raste në Shijak, Himarë, Prrenjas, 6 raste në Mallakastër, Cërrik, Peqin, 5 raste në Delvinë, Devoll, Dimal, 4 raste në Pukë, Roskovec, 3 raste në Rrogozhinë, Mat, Selenicë, Tepelenë, Skrapar, Librazhd, 2 raste në Fushë-Arrëz, Has, Mirditë, Bulqizë, Përmet, 1 rast në Dropull.

Po ashtu mësohet se në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me Covid pesë qytetarë: Tre qytetarë nga Tirana 64 vjeç, 67 vjeç dhe 76 vjeç, një qytetare nga Vlora 64 vjeç, një qytetare nga Lezha 68 vjeç.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 195 pacientë, nga të cilët 13 janë në gjendje më të rënduar, ndërsa në të gjithë vendin janë 12,599 pacientë aktivë.

Lajmi i mirë është se janë shëruar 1010 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 143,279 që nga fillimi i epidemisë.