Bota Gjermania kundër heqjes së patentave për vaksinat, Italia del pro

Gjermania kundër heqjes së patentave për vaksinat, Italia del pro

Gjermania kundërshton propozimin e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, për heqjen e patentave të vaksinave kundër koronavirusit, me argumentin se ato nuk po e pengonin prodhimin. Qeveria Merkel tha në një deklaratë, se mbrojta e pronës intelektuale është burim inovacioni dhe duhej të mbetej i tillë.

Faktorët që kufizojnë prodhimin e vaksinave janë kapacitetet prodhuese dhe standardet e larta të cilësisë dhe jo patentat. Kompanitë farmaceutike po punojnë me partnerët për të rritur prodhimin.

Bashkimi Europian tha më herët se ishte i gatshëm të diskutonte për propozimin dhe disa shtete, si Franca dhe Italia ofruan mbështetjen e tyre të plotë.

“BE është e gatshme të diskutojë çdo propozim që adreson krizën në mënyre efektive dhe pragmatike”, tha Ursula Von Der Leyen.

“Njoftimi i administratës Biden, në favor të pezullimit të certifikatave të vaksinave është një sinjal shumë i rëndësishëm dhe Italia është e gatshme, pasi Europa nuk duhet ta humbë këtë mundësi dhe të tregojë se jemi të bashkuar dhe kurajozë”, theksoi ministri italian i Punëve të Jashtme, Luigi di Maio në një mesazh në Facebook për çështjen e vaksinave.

“Nevojitet një akses i lirë për certifikatat e vaksinave antiCOVID-19. Kjo është një garë kundër kohës dhe duhet bashkëpunim nga të gjithë për të shmangur mbingarkesën nga variantet e koronavirusit”, shtoi Di Maio.

”Çdo shtet duhet të ketë të njëjtat mundësi dhe është thelbësore, përballë kësaj emergjence, të liberalizojmë prodhimin”, theksoi ai.

Mbështetësit thonë se plani do të lejojë më shumë kompani të prodhojnë vaksinat që shpëtojnë jetë dhe se heqja e patentave do të shtojë aksesin ndaj vaksinave ne vendet e varfëra. Por kritikët, përfshirë prodhuesit farmaceutike, e shohin këtë si një hap të gabuar që do të shoqërohej me rënie të cilësisë se vaksinave dhe do të krijonte precedentë të rrezikshëm për industrinë.

Njoftimi i administratës Biden, në favor të pezullimit të certifikatave të vaksinave është një sinjal shumë i rëndësishëm dhe Italia është e gatshme, pasi Europa nuk duhet ta humbë këtë mundësi dhe të tregojë se jemi të bashkuar dhe kurajozë, theksoi ministri italian i Punëve të Jashtme, Luigi di Maio në një mesazh në Facebook për çështjen e vaksinave.

“Nevojitet një akses i lirë për certifikatat e vaksinave antiCOVID-19. Kjo është një garë kundër kohës dhe duhet bashkëpunim nga të gjithë për të shmangur mbingarkesën nga variantet e koronavirusit”, shtoi Di Maio.

”Çdo shtet duhet të ketë të njëjtat mundësi dhe është thelbësore, përballë kësaj emergjence, të liberalizojmë prodhimin”, theksoi ai.