Bota Gjermania ”zhbllokon” AstraZenecan, do të përdoret për çdo grupmoshë

Gjermania ”zhbllokon” AstraZenecan, do të përdoret për çdo grupmoshë

Gjermania do të lejojë përdorimin e vaksinës së AstraZenecas tek të rriturit e të gjitha moshave, dhe synon t’u ofrojë një vaksinë grupmoshës 12 deri 18 vjeç deri në fund të gushtit.

Ministri i Shëndetësisë Jens Spahn tha se ishte dakordësuar me liderët e 16 landeve për të përmbysur vendimin e mëparshëm, që kufizonte përdorimin e vaksinës së Astrazeneca vetëm te personat mbi moshën 60-vjeçare.

Ai pohoi gjithashtu se distanca kohore prej 12 javësh mes dozës së parë dhe të dytë të kësaj vaksine, mund të shkurtohet.

Aktualisht në Gjermani janë vaksinuar 7.1 milionë ose 8.6 përqind e qytetarëve gjermanë. Pothuajse një në tre vetë tretë ka bërë të paktën 1 vaksinë: 30.6 përqind. Në verë, një ofertë vaksinimi pritet të marrin edhe 12 deri në 15 vjeçarët.