Aktualitet Gjykata vendos për bllokimin e anijes ruse me grurë në Durrës, shitësit...

Gjykata vendos për bllokimin e anijes ruse me grurë në Durrës, shitësit dhe blerësit mosmarrëveshje për çmimin

Gjykata vendos për bllokimin e anijes ruse me grurë në Durrës, shitësit dhe blerësit mosmarrëveshje për çmimin

Një anije ruse me grurë është bllokuar në portin e Durrësit. Anija është bllokuar me vendim të gjykatës së Durrësit dhe vijon që të qëndrojë në radë prej datës 31 gusht.

Anija e bllokuar është “SV.Georgiy Pobedonosets”, ndërsa ishte nisur në datë 22 gusht nga porti rus i Volgodonsk me destinacion Shqipërinë.

Në Shqipëri ka mbërritur në datë 31 gusht, por është bllokuar pasi pala dërguese nuk ka rënë dakord me palën pritëse për cështjen financiare, raporton gazetari i Report Tv.