Aktualitet Grabitja e Rinasit, arrestohet i gjashti

Grabitja e Rinasit, arrestohet i gjashti

Një tjetër autor i grabitjes së bujshme të Rinasit është arrestuar këtë të premte, i gjashti në total. Gazetarja Anila Hoxha raporton se i arrestuari është shtetas nga Kosova, identiteti i të cilit u raportua nga Alkond Bengasi.

Arrestimi i tij është kryer te Shkëmbi i Kavajës gjatë një operacioni mjaft sekret. Bengasi e përshkruante atë si njeriun që takonte shpesh Admir Muratajn dhe Klement Çalën. Ai e kishte përshkruar atë si një person rreth 50 vjeç, nga Kosova, i thirrur ndryshe edhe me nofkën “Daja”.

I penduari i drejtësisë, Alkond Bengasi tregon bisedën me Klement Çalën, i cili e kishte paralajmëruar se do të dëgjonte një tronditje të madhe.