Bota Grenell për tensionet në veri: Europianët të ndryshojnë strategji. Lironi Hashim Thaçin

Grenell për tensionet në veri: Europianët të ndryshojnë strategji. Lironi Hashim Thaçin

Ish-i dërguari i Posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka kërkuar që të hiqen barrikadat në veri të Mitrovicës. Ai gjithashtu ka bërë thirrje që të hiqen barrikadat, ndërsa ka ashpërsuar tonet ndaj kryeministrit Albin Kurti.

Grenell po ashtu iu ka bërë thirrje evropianëve të ndryshojnë strategjinë e tyre për këtë çështje, duke nënvizuar se kriza po përkeqësohet me ndërhyrjet e njëanshme.

Më tej ka kërkuar lirimin e ish-presidentit Hashim Thaçi nga Haga.

“Albin Kurti duhet të lirojë serbët e ndaluar, të hapen të gjitha vendkalimet dhe të hiqen të gjitha barrikadat – njëkohësisht. Dhe nëse Kurti nuk e bën këtë menjëherë, atëherë SHBA duhet të ndalojë çdo ndihmë. Nuk duhet të mbështesim dikë që krijon terror.

U bëj thirrje evropianëve që të ndryshojnë direktivat e strategjisë së tyre Kosovë-Serbi. Ata nuk po e ndihmojnë krizën ballkanike – po e përkeqësojnë atë me ndërhyrjet e tyre të njëanshme dhe të çrregullta. Dhe lironi Hashim Thaçin menjëherë nga Haga”, shkruan Grenell.