Politika Grida Duma: Të nisim protestat

Grida Duma: Të nisim protestat

Mbledhja e mbyllur e aleatëve në selinë blu nuk prodhoi një datë proteste po i dha jehonë kërkesës së Lulzim Bashës se vendit i duhen zgjedhje të parakohshme, për të patur një qeveri të që vendit t’i hapen negociatat.

Por, mes demokratëve Grida Duma është zëri i parë, që kërkon reagim të fortë popullor.

“I ndërpremë protestat kur i kishim fokusuar energjitë me hapjen e negociatave. Pas mos hapjes se negociatave unë mendoj që kjo kollonë që s’duhet të jetë e vetmja duhet të jetë e domosdoshmja për të rrëzuar Ramen një orë e më parë dhe s’ka kohë për të humbur”, shprehet Grida Duma.

Ish deputetja demokratë është për një ndërthurje të aksionit më alternativën dhe për këtë kërkon që kryetari të thërrasë të gjitha forumet e partisë.