Sport Haaland kundër historisë: 68 gola në 67 ndeshje

Haaland kundër historisë: 68 gola në 67 ndeshje

Marrëdhënia e Haaland me golin është një nga më të fortat e njohura. Sulmuesi norvegjez preket nga një shkop magjik edhe një fundjavë tjetër, nuk e humbi takimin e tij me golin. Historia është përsëritur kundër Unión Berlin, një tjetër dopietë e tij, dhe nuk është më një surprizë.

U deshën 24 minuta për të shënuar golin e dytë dhe të qetësisë, por kur skuadra e kryeqytetit e ka ngushtuar distancën (3-2), ai është rishfaqur për të shënuar të katërtin dhe të fundit në 83’. Norvegjezi vazhdon ta zgjerojë llogarinë e tij stratosferike. Për momentin sulmuesi ka shënuar 68 gola në 67 ndeshje. Një bomber i vërtetë, po të kihet parasysh se është vetëm 21 vjeç. Norvegjezi është në rrugën e tij për të thyer disa nga rekordet më të mëdha në historinë e futbollit.

Me një uri të pangopur, ai nuk ndalon së provuari gjatë lojës. Është një dhimbje koke për çdo mbrojtje që përballet me të dhe kjo demonstrohet nga dita në ditë. Edhe pse ai shpesh ankohet për shanset që humb, realiteti është se pak sulmues janë të aftë të krijojnë kaq shumë rreziqe.

Ai jo vetëm spikat për golin, por ka dhënë edhe 19 asiste, që kur ka mbërritur te Borussia Dortmund. Me paraqitjet e tij është lider i padiskutueshëm i verdhezinjve, por gjëja më e sigurt duket se sapo të përfundojë ky sezon, skuadra gjermane do ta ketë shumë, shumë të vështirë për ta mbajtur.

E gjithë Evropa dëshiron ta shohë atë me ngjyrat e skuadrës së vet dhe, siç tha këtë javë, pasi pa përsëri golin në Ligën e Kampionëve (21 gola në 17 ndeshje), ëndrra e tij është ta fitojë këtë kompeticion.