Opinione Halli, hallit nuk i ngjan!

Halli, hallit nuk i ngjan!

Nga Lutfi Dervishi

Në Shkodër tregohet një histori rrëqethëse për tërmetin, që është aktuale për ditët që po kalojnë.

Aga, na mbyti ky tërmet, na nxori në rrugë. Mbetëm pa shtëpi?

Lëre, lëre na dërrmoi fare! Edhe mua më kishte marrë krisë avllia (muri rrethues).

Kjo anekdotë mu kujtua sot duke lexuar raportimet se zv/Presidenti Parlamentit Europian kishte thënë se ishte shtrenjtuar energjia në vendin e tij dhe tani paguante 500 euro në muaj.

Zoti Borrel mund të qahet për naftën që ka arritur 2 euro në Belgjikë, aty ku rroga minimale, neto, është 1625.72 euro.

Falë transparencës maksimale të Komisionit Europian, përfaqësuesi i lartë për sigurinë dhe politikën e jashtme të BE-së, kushdo gjen rrogën e tij në web-site. Dhe për një rrogë 24.700 euro në muaj, fatura e dritave 500%, përbën 2% të rrogës mujore. Në Shqipëri kjo shifër shkon 10 apo 20-fish më shumë në raport me pagën.

Edhe diçka tjetër. 35% është rritur energjia në Spanjë për konsumatorët. Është pak e çuditshme që ai sot paguan 10-fish më shtrenjtë.

Realiteti i trishtë është se paniku i prodhuar nga lufta në Ukrainë ka krijuar një zinxhir paniku në tregje për energjinë dhe mallrat e konsumit të përditshëm. Çmimet e vajit, miellit, sheqerit, orizit në rastin më të mirë janë sa ato të supermarketeve në vendet e BE-së, ndërsa rrogat janë si të punonjësve në Afrikën Sub Sahariane!

Nëse zoti Borrel është në hall me rritjen e faturës së energjisë, është krejt e vërtetë thënia e vjetër se halli, hallit nuk i ngjan. Për të mos përmendur një proverb elbasanas për hallin…