Në Gjykatën e Tiranës ka mbërritur kërkesa për regjistrimin e Partisë më të re në vend, të dalë nga opozita, Bindja Demokratike.
Pas regjistrimit në Gjykatë partia më e re politike pritet të regjistrohet edhe pranë KQZ, për të marrë pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit.
Deri tani kemi mësuar se partia do ketë bord drejtues i përbërë nga 6 anëtar ku koordinator i bordit drejtues do jetë Astrit Patozi.
Kjo bëhet që partia e re të mos ketë një drejtues që do të forcojë pozitat e tij në krye të partisë dhe me vendimmarrje të përqendruar, por për të marrë vendime kolegjiale.
Megjithatë, nga ajo që është mësuar, Rudina Hajdari është distancuar nga kjo nismë e lançuar fillimisht prej saj, madje duke u konsideruar edhe kryetarja e mundshme saj, pasi anëtarët e grupit të ri parlamentar demokratik nuk kishin pranuar fraksionimin e PD-së ku të përfshihej edhe Astrit Patozi.