Sport Hero edhe jashtë fushe, sulmuesi anglez ndihmon 550 fëmijë në nevojë

Hero edhe jashtë fushe, sulmuesi anglez ndihmon 550 fëmijë në nevojë

Sulmuesi i Mançester Sitit, Rrahem Stërling ka marrë përsipër që të ndihmojë 550 fëmijë në nevojë të ish-shkollës së tij. Stërling do t’u mundësojë këtyre fëmijëve që të shikojnë gjysmëfinalen e FA Cup në stadiumin mitik Wembely.

Gjithashtu ylli i futbollin anglez do iu mundësojë fëmijëve që pas ndeshjes të mund të bëjnë foto me në kompleksin stërvitor të Sitit.

Stërling, i cili ka shënuar 19 gola këtë sezon me Mançester Sitin ka marrë përsipër subvencionin e biletave dhe shpenzimet e tyre para dhe pas ndeshjes, por edhe një tarifë për ata fëmijë që nuk mund të ndjekin shkollimet rregullisht.

Stërling ka bërë donacione bamirëse në të kaluarën. Në vitin 2017 ai bëri një kontribut “thelbësor” në fondin e krijuar pas zjarrit të ‘Grenfell Tower’. Sipas medieve britanike, kjo nismë dhe sjellje e Stërling lidhet shumë me fëmijërinë e Stërling. Ai u rrit në zonën afër Wembely që nga mosha 5-vjeçare, që pasi u transferua në Angli nga Xhamajka. Stërling ka studiuar në një shkollë komunitare, që më pas ka marrë emrin “Ark Elvin Academy”.