Aktualitet Heroina në portin e Durrësit, kapet i akuzuari si organizator i trafikut

Heroina në portin e Durrësit, kapet i akuzuari si organizator i trafikut

Forcat e rendit kanë zbardhur skemën e organizmit të tentativës për trafikim të një sasie heroine të sekuestruar dy javë më parë në portin e Durrësit, duke vënë në pranga personin e akuzuar si organizatori i trafikut.

Bëhet fjalë për shtetasin P.Ç, 55-vjeçar, banues në Durrës në lagjen numër 4, në rrugën Kumini. Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas është organizatori dhe poseduesi i sasisë prej 38 kg heroinë të ndara në 68 pako që u zbuluan në një kamion nga policia kufitare.

Ndërkohë, policia kishte arrestuar në flagrancë drejtuesin e kamionit Dh. Z. 49 vjeç, banues në Babrru. Sektori për Narkotikët po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.