Extra Historike, anija kozmike bën udhëtimin e parë në hapësirë me turistë dhe...

Historike, anija kozmike bën udhëtimin e parë në hapësirë me turistë dhe pa asnjë astronaut

Anija kozmike e SpaceX, kompanisë së Elon Musk, realizoi të mërkurën një udhëtim historik në hapësirë, me katër persona në bord, asnjëri prej të cilëve nuk është astronaut profesionist.

Nisja e anijes “Inspiration4” u bë nga Qendra Hapësinore Kennedy e NASA-s, ky ishte udhëtimi i parë turistik hapësinor.

Pasagjerët do të kalojnë tri ditë brenda anijes kozmike në një lartësi prej 563 kilometrash nga Toka, 160 kilometra më shumë se lartësia në të cilën Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor sillet rreth Tokës.

Nëse gjithçka shkon sipas parashikimeve, ata do të kthehen në Tokë të shtunën, kur kapsula e tyre do të zbresë në det pranë brigjeve të Floridës.

Katër turistët e parë hapësinor janë miliarderi 38-vjeçar Jared Isaacman, i cili është edhe financuesi i udhëtimit, 29-vjeçarja që i ka mbijetuar kancerit, Hayley Arceneux, 42-vjeçari Chris Sembroski, inxhinier i kompanisë Lockheed Martin, i cili e fitoi biletën në një lotari online, si dhe 51-vjeçari Sian Proctor, një gjeolog dhe pedagog universiteti.