Kryesore Historike: Shqipëria thyen rekord në grumbullimin e pikëve në eliminatore

Historike: Shqipëria thyen rekord në grumbullimin e pikëve në eliminatore

Fitorja me Hungarinë ishte mjaft e rëndësishme për fatin e Kombëtares për të luftuar deri në fund për një biletë për në Botërorin “Katar 2022”.

Por ky 3 pikësh ishte historik për Kombëtaren pasi asnjëherë më parë në historinë tonë nuk kemi arritur të grumbullojmë 15 pikë në grupet eliminatoreve qoftë të Europianit dhe ato të Botërorit. 3 fitoret në tre sfidat e fundit ka bërë që Shqipëria të besojë deri në fund gjithashtu të shënojë rekord në aspektin e historisë.

Në vitin 2016 kur u kualifikuam në Kampionatin Europian, arrinim të grumbullonim 14 pikë me trajnerin Xhiani De Biasi në krye, por ndryshe nga ajo herë këtë radhë kemi dhe 3 sfida të tjera përpara që të arrijmë të grumbullojmë akoma dhe më shumë pikë që do të na dërgonin për herë të parë në historinë tonë si Kombëtare në një Botëror.