Aktualitet Hodhi kapsolla gjatë protestës, ndalohet 49-vjeçari

Hodhi kapsolla gjatë protestës, ndalohet 49-vjeçari

Policia e Shtetit ka identifikuar dhe ndaluar 49-vjeçarin Arben Qyrani, me banim tek Unaza e Re, Tiranë, autori i hedhjes së lëndëve pirotenike në tubimin e sotëm.

Për pasojë pati dy shtetase të lënduara, nga lënda plasëse, jashtë rrezikut për jetën.

Pasi hodhi lëndët piroteknike mes turmës, i ndihmuar nga persona të tjerë, të identifikuar tashmë nga Policia, ai doli nga turma.

Agjentët e policisë e ndoqën dhe e ndaluan pak metra larg sheshit ku opozita mbante tubimin.

Qyrani është i proceduar edhe më herët për “Tubim të paligjshëm” në vitin 2018, në zonën e Unazës së Re, në Tiranë.