Ju i përkisni shenjës së Miut nëse keni lindur në vitet: 1924, 1936, 1948, 1960, 1972, 1984, 1996, 2008, 2020.
VIP-a të shenjës së Miut: Hugh Grant, Cameron Diaz, T.S. Eliot, Louis Armstrong, Clark Gable, Zinedine Zidane dhe Ursula Andress.
Tipare pozitive të Miut: Bujaria, ambiciet, imagjinata dhe vendosmëria.
Tipare negative të Miut: Është dyshues, kritikues i tepruar dhe nevrik.
Ambicioz por i ndershëm, Miu nuk krijon miqësi afatgjata, por shkon më shumë me shenjën e Dragoit dhe Majmunit. Të lindurit e shenjës së Miut janë shumë shoqërorë dhe u pëlqejnë daljet me shoqërinë, jeta e natës. Në karakter Miu rri në mbrojtje dhe është mjaft dyshues. Të tjerët lidhen shpejt me personat e shenjës së Miut dhe u besojnë atyre çdo gjë, por kujdes se Miu e shfrytëzon konfidencën tuaj.
Miu është sa gjakftohtë aq indiferent, sa manipulues aq dhe i zgjuar. Të lindurit në këtë shenjë kanë aftësi për biznes dhe për zgjidhje të shpejta, pasi nuk dorëzohen kurrë para vështirësive. Miu nuk shpenzon pa ndonjë arsye të fortë dhe e ruan shumë paranë. Në lidhje dashurie Miu është mjaft i dobët dhe i pavendosur, pasi nuk shpreh emocione të fuqishme. Duke qenë egoistë dhe xhelozë personat e shenjës së Miut dashurojnë me pasion dhe janë shume besnikë deri posesivë ndaj partnerit.
Gjatë vitit 2019 të lindurit në shenjën e Miut do të kalojnë në një periudhë tranzicioni para se të hynë në shenjën e tyre, Viti i Miut të Metalit 2020.
Gjatë Vitit të Derrit të Tokës 2019, karriera juaj do bëhet prioritet. Të lindurit në shenjën e Miut do të gjejnë drejtimin e tyre, sidomos në muajin maj, kur do të vijnë ndryshime dhe shanse të reja, si në anën profesionale ashtu edhe në atë financiare.
Paratë 2019
Viti i Ri nis me bollëk dhe begati dhe gjithë vitin priten ndryshime shumë pozitive ne karrierë.
Gjatë vitit 2019, Miu do të marrë disa risqe, të cilat do të çojnë në përfitime monetare nga burime të paimagjinuara.
Të lindurit në shenjën e Miut janë shumë të zgjuar dhe atyre nuk u nevojitet fati për të ecur përpara me planet e tyre.
Deri në fund të 2019-s, të lindurit e shenjës së Miut duhet të shmangin çdo lloj spekulimesh, sidomos lojërat e fatit apo lotaritë. Ata duhet ta përdorin këtë kohë për të kursyer para dhe për të mbajtur nën kontroll dëshirën e tyre për të shpenzuar.
Ata duhet të shmangin veprime që mund të keqinterpretohen, sepse kjo do të zvogëlojë arritjet e tyre ose do të krijojë armiq apo momente të tensionuara në të ardhmen.
Shefat e shenjës së Miut do të performojnë shumë mirë përsa kohë që atyre u kërkohet të bëjnë ato që dinë. Ata janë tipat e drejtuesve që janë të mirëkuptueshëm.
Miu 2019 në Dashuri
Viti i Derrit do jetë një vit i favorshëm për të lindurit në shenjën e Miut, sidomos në fillim të vitit 2019. Nëse jeni të martuar, atmosfera në çift do jetë e qetë dhe partneri do të bëjë gjithçka që t’ju shohë të lumtur. Nëse jeni beqarë, do të përjetoni pasion dhe një dashuri të madhe, por duhet të jeni të duruar pasi vetëm në fund të vitit 2019 ose deri në fillim të vitit 2020 do të keni një takim interesant.
Miu është kompatibël me Dragoin dhe Majmunin. Ata që kanë lindur në këto shenja do të kenë një marrëdhënie shumë të mirë me njëri-tjetrin madje martesë ose marrëdhënie biznesi. Së bashku, ata do të përjetojnë sukses, lumturi dhe begati.
Të lindurit në shenjën e Miut nuk shkojnë me të lindurit e shenjës së Kalit. Me këtë shenjë do keni antipati. Ata nuk kanë shumë të përbashkëta dhe marrëdhënia e tyre nuk zgjat gjatë.
Shëndeti për Miun 2019
Në vitin 2019, ata të lindurit në shenjën e Miut do të kenë shëndet të shkëlqyer gjatë gjithë vitit. Janë shumë aktivë, gjë që do t’i ndihmojë të mbajnë larg mbi shëndetin apo ndonjë problem të mundshëm me shëndetin.
Në fillim të 2019-s, problemet me shëndetin e të lindurve në shenjën e Miut shpesh ndodhin për shkak të neglizhencës së sinjaleve që dërgon trupi. Përpiquni të hani shëndetshëm dhe të jeni optimist dhe evitoni stresin.
Organet më të ndjeshme për të lindurit në shenjën e Miut janë stomaku dhe enët e gjakut, hipertensionin dhe gastriti.
Gjatë 2019-s, të lindurit në shenjën e Miut do të jenë agresivë dhe shumë nervozë si pasojë e akumulimit të stresit. Ushtrimet fizike do t’ju lehtësojnë sistemin nervor dhe do t’ju mbajnë në formë.