Kryesore Humbën jetën dy punëtorë, gjykata lë në burg specialistët e firmës

Humbën jetën dy punëtorë, gjykata lë në burg specialistët e firmës

Gjykata e Tiranës dha masën e sigurisë “arrest me burg” për drejtuesin teknik të firmës “Syla”, Ilir Bendon që kishte marrë përsipër vendosjen e skelës në një pallat, në të cilin po ndërhyrjes në fasadën e jashtme.

“Nuk kam qenë prezent kur ka ndodhur ngjarja. Unë asistoj gjatë montimit të skelës, ndërsa në çmontim nuk kam kontratë të asistoj”. Kështu ka deklaruar para gjykatës Ilir Bendo drejtues teknik i firmës skela “Syla”, i cili u arrestua pas tragjedisë së ndodhur tre ditë më parë ku dy punëtorë humbën jetën dhe 3 të tjerë u plagosën.

Ndersa per Xhimi Tarushin specialist i suvatimeve të suvave gjykata dha masen arrest shtëpie.

Avokati i Ilir Bendos tha se klienti i tij ka pasur për detyrë instruksionin e punëtorëve dhe ai e ka berë. “Skela kishte 40 ditë që ishte montuar. Kërkojmë një masë më të butë sigurie atë te detyrimit te paraqitjes, por kjo kërkesë nuk është pranuar nga gjyqtari.