Sport I përjetshëm! Nga Neymar e Messi te Obama dhe Macron, e gjithë...

I përjetshëm! Nga Neymar e Messi te Obama dhe Macron, e gjithë bota i bën homazh mbretit

Reagimet në rrjetet sociale dhe jo vetëm kanë qenë të pambarimta pas lajmit për ndarjen nga jeta të Pele. Gjithë klubet e mëdha dhe personalitete botërore kanë bërë postime në faqet e tyre zyrtare, duke nderuar futbollistin e madh.

Mesazhi më prekës është sigurisht ai i vajzës Kely: “Gjithçka cfarë jemi është falë tej. Të duam pafundësisht. U prehsh në paqe!”

“Frymëzimi dhe dashuria kanë shenjuar rrugëtimin e Pelé, që sot u shua qetësisht. Dashuri, dashuri dhe dashuri, gjithmonë”. Me këto fjalë profili Tëitter i Pelé ka dhënë lajmin e vdekjes së 82-vjeçarit. Një imazh bardhezi i ‘O’Rey’, i qeshur si përherë.

Mes të parëve që reaguan ishte klubi i Santosit, ku Pele kaloi thuajse gjithë karrierën. Vetëm një fjalë: I përjetshëm. Dhe kurora e Mbretit. Federata Braziliane e Futbollit reagoi më pas e kështu me radhë, klubet e futbollit të gjithë botës.

Nga Neymar, Cristiano Ronaldo, Mbappe e Messi te Obama dhe Macron, etj, e gjithë bota po i bën homazh mbretit.