Aktualitet I shoqëruar nga disa agjentë, momenti i arrestimit të Jamarbër Malltezit (Video)

I shoqëruar nga disa agjentë, momenti i arrestimit të Jamarbër Malltezit (Video)

Jamarbër Malltezi është nxjerrë i shoqëruar nga shërbimet e policisë nga aeroporti i Rinasit mbrëmjen e djeshme.

Në pamje, shihet Malltezi në ambientet e aeroportit “Nënë Tereza”, të cilit i janë vendosur prangat.

Gjatë gjithë kohës, Malltezi është rrethuar nga efektivë të policisë të veshur civilë, të cilët e kanë shoqëruar deri në furgon.

Jamarbër Malltezi akuzohet për korrupsion pasiv, në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”, teksa për të GJKKO ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg.