Aktualitet I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet Armant Beqiri me qëllim ekstradimi drejt...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet Armant Beqiri me qëllim ekstradimi drejt Italisë

40-vjeçari Armant Beqiri i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar me qëllim ekstradimi drejt Italisë në kuadër të operacionit policor të koduar “Torino”.

Armant Beqiri ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Torinos në Itali e ka dënuar me 6 vjet e 10 muaj burgim, për veprat penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma, vijon procedurat për ekstradimin e këtij40-vjeçarit Armant Beqiri drejt Italisë.