Aktualitet Ibrahimi: Krijimi i SPAK në varësi të vettingut

Ibrahimi: Krijimi i SPAK në varësi të vettingut

Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi ka raportuar këtë të martë përpara Komisionit të Pavarur për Koordinimin, Monitorimin dhe Ndjekjen e organeve të reja të drejtësisë.

Një ditë para shpalljes së listës së tre kandidatëve për kryeprokuror të përgjithshëm, Ibrahimi ka folur edhe në lidhje me ngritjen e SPAK. Ai ka sqaruar dhe vonesat për ngritjen e këtij organi, ndërsa ritheksoi se SPAK duhet të ngrihet edhe me më pak se 10 anëtarë.

Ibrahimi gjithashtu deklaroi se KLP nuk ka kompetencë për të verifikuar kandidatët e SPAK për probleme me drejtësinë jashtë vendit, por verifikimi i tyre bëhet vetëm përmes vettingut.