Sport Ibrahimovic dhe Donnarumma pranë rinovimit

Ibrahimovic dhe Donnarumma pranë rinovimit

Tifozët e Milanit kanë marrë një lajm mjaft të mirë, pasi Zlatan Ibrahimovic dhe Gianluigi Donnarumma janë gati të nënshkruajnë kontratat e reja. Portieri dhe sulmuesi patën një takim në Monaco me agjentin e tyre Mino Raiola dhe kanë diskutuar në lidhje me kontratat e reja.

La Gazzetta dello Sport shkruan se të dy janë dakort të qëndrojnë sezonin e ardhshëm, madje mund të pranojnë dhe të ulin pagesat e tyre. Ata janë të lumtur në San Siro dhe sidomos me trajneri Stefano Pioli në krye të stolit.

Ibra do të bëhet 39 vjeç në tetor, por Milani i beson shumë. Ai mund të marrë një premtim për të qenë ambasador i së ardhmes në skuadrën italiane. Donnarummës i skadon kontrata në qershorin e 2021, prandaj do të rinovojë deri në vitin 2022 me një klauzolë lirimi nën 50 milionë euro, nëse kuqezinjtë nuk kualifikohen në Champions League.