Sport Icardi mbërrin në stërvitje, projektohet lamtumira nga Interi: Heqja e shiritit ishte...

Icardi mbërrin në stërvitje, projektohet lamtumira nga Interi: Heqja e shiritit ishte e tepërt

Mauro Icardi ka mbërritur në Appiano Gentile, qendra stërvitore e Inter. Aty ku do të bashkohet me skuadrën pas orës 11:00 në stërvitjen në fushë. Sulmuesi argjentinas ka mbërritur në të njëjtën kohë me Drejtorin e Deleguar, Beppe Marotta.

“Heqja e shiritit ishte e tepërt”

“Nuk ka munguar kurrë respekti nga ana ime, ndaj askujt. Kam marrë pjesë në 97,5% të seancave stërvitore, askush nuk është ankuar për profesionalizmin tim, as për sjellën time. Heqja e shiritit ishte një turpërim i tepërt”. Këto janë fjalët që Icardi ka thënë gjatë takimit që kishte me presidentin e Interit, Steven Zhang, në vigjilje të derbit të Milanos, një takim i cili rezultoi përcaktues për rikthimin e tij.

Në këtë takim te zbardhuar nga “Repubblica” ishin të pranishëm jo vetëm presidenti Zhang dhe Icardi por dhe Beppe Marotta dhe Paolo Necoletti, ky i fundit kujdeset për interesat e Icardit. Thuajse gjatë gjithë takimit presidenti Zhang ka mbrojtur autonominë e Spalletit dhe të klubit por njëkohësisht ka ftuar sulmuesin argjentinas të bashkohet me pjesën tjetër të grupit.

Përcaktues në këtë rikthim të Icardit ka qenë dhe takimi i fundit ndërmjet Nicolettit dhe Marottas. Icardi rikthehet në stërvitje ku mungonte që prej 13 shkurtit, ditë në të cilën klubi i hoqi shiritin, rikthehet pikërisht në ditën kur grupi sllav, të cilët konsiderohen kundër Icardit, nuk ishin të pranishëm pasi janë bashkuar me përfaqësueset e tyre.

Mësohet se 26-vjeçari punësoi avokatin Nicoletti në fillim me qëllim që të rimerrte shiritin e kapitenit, por sipas gazetës italiane lojtari ka ndryshuar mendim pas takimin me presidentin Steven Zhang.

Gjithsesi ajo që shikohet si zgjidhja përfundimtare është largimi i tij në fund të këtij sezoni. Kriza e lojtarit me drejtuesit ka marrë fund, ai do kthehet të luajë që të mos bjerë më shumë vlera e tij, por në fund të sezonit argjentinasi do të largohet nga zikaltrit.

E vetmja gjë që mund të ndalojë largimin e tij është nëse nuk vjen ndonjë ofertë e duhur për të.

Vetëm kjo do e ndalte largimin e Icardit nga Interi sipas gazetës italiane