Aktualitet Shikoni momentin kur goditet Ralf Gjoni me bojë të kuqe (VIDEO)

Shikoni momentin kur goditet Ralf Gjoni me bojë të kuqe (VIDEO)

Deputeti më ri i Kuvendit nga radhët e LSI-së, Ralf Gjoni është sulmuar me bojë tek dera e shtëpisë.

Në video është filmuar momenti kur një djalë i ri, spërkat me bojë deputetin e LSI, ndërsa del nga dera e shtëpisë.

Në video shikohet një djalë i ri po e priste tek dalja e pallatit.

Pak pas daljes, djali është çuar në këmbë duke i hedhur bojë me shiringë drejt fytyrës dhe trupit të Gjonit.

Nuk dihet ende çfarë solucioni kimik është përdorur ndaj Ralf Gjonit.

Gjoni konfirmon se një pjesë e mirë e bojës nuk hiqet nga lëkura dhe ka djegie brenda syve.

Gjoni shprehet se prita dukej qartë që ishte e porositur nga lart.

Ndërkohë, sulmi dukej i përgatitur mirë, sepse është filmuar dhe pamjet (të njëjtat) iu janë dërguar mediave.