Aktualitet Inceneratori i Fierit, me sa vite burg u dënuan Lefter Koka, Alqi...

Inceneratori i Fierit, me sa vite burg u dënuan Lefter Koka, Alqi Bllako, Klodian Zoto dhe të tjerët

Gjykata e Posaçme ka vendosur të dënojë më 10 vite burg Lefter Kokën, ish-ministrin e Mjedisit, të shpallur fajtor për Mjedisit për akuzat e “korrupsionit”, “shpërdorimit të detyrës” e “pastrimit të parave” në lidhje me inceneratorin e Fierit.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi u ul në 6 vite e 8 muaj burg.

Lefter Koka: 10 vite burg, për shkak të gjykimit të shkurtuar dënohet me 6 vite e 8 muaj

Alqi Bllako: 4 vite burg, për shkak të gjykimit të shkurtuar dënohet me 2 vite e 8 muaj

Klodian Zoto: 12 vite burg, për shkak të gjykimit të shkurtuar dënohet me 8 vite

Arben Dervishaj shpallet i pafajshëm

Arjola Kodra shpallet e pafajshme

Pellumb Abeshi: 3 vite e 6 muaj burg, për shkak të gjykimit të shkurtuar dënohet me 2 vite e 4 muaj

Florian Muçaj: 3 vite burg, për shkak të gjykimit të shkurtuar dënohet me 2 vite

Azem Shatëri: 3 vite burg, për shkak të gjykimit të shkurtuar dënohet me 2 vite

Erjon Murataj: 3 vite burg, për shkak të gjykimit të shkurtuar dënohet me 2 vite

Sabina Cenameri: 3 vite burg (pezullim dënimi, për shkak se ka një fëmijë të mitur)

Loran Dusha: 7 vite burg, për shkak të gjykimit të shkurtuar dënohet me 4 vite e 8 muaj

Arbër Denizi: 7 vite burg, për shkak të gjykimit të shkurtuar dënohet me 4 vite e 8 muaj

Juri Imeraj shpallet i pafajshëm

Regan Merdani: 3 vite burg (pezullim dënimi)

Gentian Zifla: 3 vite burg (pezullim dënimi)

Prokuroria e Posaçme kishte kërkuar dënim me 10 vite burg për ish-ministrin e Mjedisit për akuzat e “korrupsionit”, “shpërdorimit të detyrës” e “pastrimit të parave” në lidhje me inceneratorin e Fierit.

Në pretencën e lexuar në gjykatë, SPAK kërkoi fajësi edhe për 14 të pandehurit e tjerë të së njëjtës dosjeje, mes të cilëve edhe ish-deputeti socialist, Alqi Bllako dhe biznesmeni i inceneratorëve, Klodian Zoto, në dënime që varionin nga 3 deri në 12 vjet heqje lirie.

Koka kishte kërkuar pafajësi dhe drejtësi të pandikuar në Gjykatën e Posaçme për akuzat kundër tij për inceneratorin e Fierit. Ai i konsideroi akuzat absurde dhe të bazuara në mendime personale të ish-drejtuesve të LSI.