Sport Inter, sondazh për Conten, por duhen 10 milionë euro

Inter, sondazh për Conten, por duhen 10 milionë euro

Inter ka zhvilluar disa sondazhe për të ulur në stolin e skuadrës trajnerin italian Antonio Conte. Për ish-trajnerin e Chelsea ka kohë që klubi zikaltër e ka shtruar si ide për të zënë vendin e lLuciano Spallettit dhe sot “La Gazzetta dello Sport” ka analizuar të gjithë situatat mes trajnerit dhe drejtuesve të Inter.

Conte është në ditët e fundit të gjyqit me Chelsea, ku pret të fitojë 23 milionë euro për shkak të shkarkimit që iu bë nga klubi londinez, për më tepër që është edhe akuza për prishje imazhi. Gjithsesi trajneri nga Leçe pret i qetë vendimin dhe është duke kërkuar një klub për të ardhmen.

Manchester United dhe Juventus

Këto ishin dy alternativat e trajnerit italian. Gjithsesi United ia preu shpresat duke emëruar përfundimisht Solskjaer në krye të ekipit, ndërsa tek Juventus situata e Allegrit ka ndryshuar pas fitores ndaj Atletico Madrid dhe ai mbetet kandidati i vetëm për të vijuar në krye të bardhezinjëve.

Luciano Spalletti

Trajneri aktual i Interit ka kontratë edhe për 2 sezone me klubin dhe paga e tij është 4.5 milionë euro. Nëse drejtuesit vendosin ta shkarkojnë atëherë gropa ekonomike shkon deri në 25 milionë euro bashkë me stafin e trajnerit.

Nuk është vetëm aspekti ekonomik. Qëllimi i Inter është për të shkuar deri në fund të këtij sezoni, për të rezultatet dhe për të bërë programin e ri.

Dialogu

Sipas gazetës italiane administratori i klubit, Beppe Marotta dhe presidenti Steven Zhang e kanë takuar tashmë Conten, duke i parashtruar pëlqimin e tyre për ta pasur në krye të skuadrës. Gjithsesi deri tani nuk ka asnjë lëvizje konkrete.

Trajneri e ka lënë të qartë se synon pagë të lartë për të shkuar tek një klub elitar. Tek Chelsea paguhej 10 milionë euro në sezon dhe duket se nuk ka ndër mend të bëjë lëshime as për kontratën e re.

Raporti me Marotta-n

Inter po mendohet, por marrëdhënia e mirë e Marotta me Conte ka bërë që të ketë një shpresë deri në fund të sezonit dhe klubi zikaltër mbetet alternativë e parë për të bërë programin e ri.

Paga

Trajneri e ka lënë të qartë se synon pagë të lartë për të shkuar tek një klub elitar. Tek Chelsea paguhej 10 milionë euro në sezon dhe duket se nuk ka ndër mend të bëjë lëshime as për kontratën e re.

Inter po mendohet, por marrëdhënia e mirë e Marotta me Conte ka bërë që të ketë një shpresë deri në fund të sezonit dhe klubi zikaltër mbetet alternativë e parë për trajnerin nga Leçe. Mirëpo punët duhet të përshpejtohen sepse Milani në anën tjetër ka bërë disa sondazhe për trajnerin në fjalë, duke qenë se e ardhmja e Gattusos është në dyshim, nëse skuadra nuk arrin zonën Champions.