Sport Interi “made in Argjentina”, ky është plani i Marotta-s për Dybala

Interi “made in Argjentina”, ky është plani i Marotta-s për Dybala

Operacioni “Dybala’ për Interin merr konturet gjithnjë e më të qarta. Qëllimi i Marotta-s, i cili ka intensifikuar kontaktet me agjentin e tij, Jorge Antun, është të sigurojë që “Joya” të mund të transferohet në Milano pa hequr dorë apriori nga Lautaro Martinez.

Këtë e ka zbuluar edicioni i sotëm i “Tuttosport”. Edhe pse në intervistën para ndeshjes me zikaltrit u tha se “Paulo nuk po ngutet”, është e vështirë të imagjinohet që argjentinasi mund të qëndrojë pa ekip deri në fund të gushtit.

Pra, kapitulli i Paulo Dybala për Interin nuk është mbyllur ende. Siç raportohet nga “Sportmediaset”, kontaktet mes Beppe Marotta dhe agjentit të lojtarit janë të gjalla, duke qenë se klubi zikaltër është një destinacion i mirëpritur për “Joya”.

Palët kanë folur edhe pas ndeshjes Juventus-Inter 0-1 dhe oferta e kampionëve italianë vërtitet për momentin mes 7 dhe 7.5 milionë euro në sezon. Operacioni duket ende i vështirë, edhe për shkak se zikaltrit duhet së pari të heqin dorë nga disa lojtarë të tjerë në ekip, për “të vënë bast” përfundimisht mbi argjentinasin.

Ndërkohë, ka një trafik në rritje në telekomunikacion midis Milanos, Londrës dhe madje Brukselit. Subjekt është Romelu Lukaku. Ish-bomberi i Interit ka rihapur prej javësh kanalin e komunikimit me zikaltrit. Dhe nuk bëhet fjalë vetëm për WhatsApp apo thirrje nostalgjike.

Për më tepër, pavarësisht disa ankesave, 28-vjeçari do të përqafohej nga të gjithë zikaltrit brenda dhe jashtë fushës, sepse në dy vite ka dhënë shumë për këto ngjyra. Kontaktet me menaxherët janë të vazhdueshme dhe shprehja pak a shumë është gjithmonë e njëjtë: “Nëse më doni, nëse më ktheni, unë jam këtu …”.

Interi i mban ende letrat në dorë, por nëse sulmuesi do të ndahej me blutë e Londrës në verë, kampionët e Italisë do të ishin vërtet gati për tentativën. Të gjitha në kushte të caktuara ekonomike, ose me një huazim të shtrenjtë. Ai është i gatshëm ta ulë pagën nga 12.5 milionë euro në vit në 7.5. Ndërkohë edhe trajneri i Belgjikës po e shtyn të ndryshojë mjedis, sikurse raporton “Gazzetta dello Sport”.