Kryesore “Basha president? Mos bëni shaka!”, Berisha: Nuk do pranojmë asnjë propozim të...

“Basha president? Mos bëni shaka!”, Berisha: Nuk do pranojmë asnjë propozim të Ramës

Partia Demokratike nuk do të pranojë asnjë propozim nga Edi Rama për emrin e presidentit të ri të vendit, i cili do të marrë detyrën në korrik të këtij viti, pas përfundimit të mandatit të Ilir Metës.

“Nëse PD do të propozojë, do të merret vendimi nga forumet më të larta të PD, domethënë Këshilli Kombëtar, i cili do të zgjidhet në kuvendin e 30 prillit. Si rregull, PD nuk pranon asnjë propozim të Edi Ramës. Nëse ai vendos që ta propozojë opozita, atëherë do të nisim konsultimet me forcat të tjera politike dhe institucionet demokratike për të marrë një kandidat”, tha Berisha për mediat pas mbledhjes së anëtarëve të Komisionit të Rithemelimit në selinë e PD.

I pyetur nëse do të votonte kandidaturën e mundshme të Lulzim Bashës si president, Berisha tha: “A ka mundësi të mos bëni shaka? Ai e përgënjeshtroi këtë gjë dhe të mos merremi më me gjëra të tilla”.