Bota Iran, rritet në 1.556 numri i të vdekurve nga Covid-19

Iran, rritet në 1.556 numri i të vdekurve nga Covid-19

Me 123 vdekjet e reja në Iran numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (Covid-19) është rritur në 1.556, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të televizionit shtetëror të Iranit, zyrtari për marrëdhënie me publikun në Ministrinë iraniane të Shëndetësisë, Kianoosh Jahanpour tha se në 24 orët e fundit në të gjithë vendin kanë vdekur 123 persona.

Duke vënë në dukje se në këtë mënyrë është rritur në 1.556 numri i të vdekurve nga koronavirusi, Jahanpour tha se në vend janë shtuar 966 raste të reja çka e ka rritur në 20.610 numrin e të prekurve nga Covid-19.

Janë shëruar 7.635 persona

Jahanpour tha se deri më tani janë shëruar dhe janë liruar nga spitali 7.635 persona që janë trajtuar për shkak të koronavirusit. Sipas kësaj numri i rasteve aktive me koronavirus në vend është 11.419, duke përjashtuar të shëruarit dhe të vdekurit.

Në krahasim me javën e kaluar, sot në Iran është vërejtur ulje në nivelin e vdekjeve dhe të rasteve. Deri më tani, humbja më lartë e jetëve në një ditë në Iran ka qenë 149.

Në Iran i cili është vendi ku janë shënuar më shumë vdekje pas Kinës dhe Italisë, koronavirusi i ri për herë të parë u regjistrua në qytetin Qom më 19 shkurt dhe më pas u përhap në të gjitha rajonet e vendit.

Në kuadër të luftës kundër epidemisë, në hyrjet e qyteteve të mëdha janë vendosur pika kontrolli me qëllimin për të kufizuar lëvizjen e qytetarëve.

Si pasojë e Covid-19 në të gjithë vendin është ndërprerë procesi arsimor për të gjitha nivelet e shkollave, përshirë universitetet si dhe janë anuluar aktivitetet sportive dhe ato kulturore.