Kulturë Ismail Kadare fiton çmimin e njohur letrar Pak Kyong-ni

Ismail Kadare fiton çmimin e njohur letrar Pak Kyong-ni

Ismail Kadare është fituesi i çmimit të njohur koreano-jugor të letërsisë, Pak Kyong-ni, si mirënjohje për artin e tij me vlera sociale, që buron nga përvoja historike e popullit shqiptar, sipas agjencisë koreano-jugore të lajmeve, Yonhap.

”Kadare, 83 vjeç, ka qenë një nga autorët më me ndikim në Europë që nga debutimi i tij i parë në vitet ’60. Në 2005 ai u bë shkrimtari i parë që mori çmimin Man Booker International për të gjithë punën e tij. Ai është kandiduar shpesh edhe për çmimin Nobel në Letërsi”, shkruan ”Korean Herald”.

”Ai debutoi në vitin 1963 me ‘Gjenerali i ushtrisë së vdekur’, ndërkohë që në veprat e tij më të mira përfshihen edhe ‘Kështjella’, ‘Prilli i thyer’ dhe ‘Lulet e ftohta të marsit”, shton ajo.

Ceremonia zyrtare do të zhvillohet të shtunën në Toji Cultural Center në Wonju, në provincën e Gangwonit.

Vlera e këtij çmimi është 100 milionë won (84 173 dollarë).