Sport Italia planifikon të rikthejë tifozët në stadiume në shtator

Italia planifikon të rikthejë tifozët në stadiume në shtator

Tifozët do të rikthehen në stadium prej muajit shtator, nëse do të jetë e mundur.

Ministri italian i sporteve, Vincenzo Spadafora ka një projekt për rikthimin e mbështetësve në impiantet italiane megjithatë gjithçka do të varet nga situata e pandemisë.

“Nëse kurba epidemiologjike do të vij në ulje, publiku mund të rikthehet në stadium. Sigurisht jo në kapacitet të plotë dhe duke zbatuar me rigorozitet disa rregulla të cilat po i studiojmë. Po këmbëngul në miratimin e këtij dekreti dhe nuk është e lehtë sepse do të duhen rreth 100 milion euro për të siguruar të gjitha materialet e nevojshme për mbarëvajtjen e aktivitetit”, u shpreh ministri italian i sporteve.