Aktualitet Ja ku i kishte fshehur eurot gjyqtari që “liroi” Dritan Dajtin (Foto)

Ja ku i kishte fshehur eurot gjyqtari që “liroi” Dritan Dajtin (Foto)

Skënder Damini, gjyqtari që shpëtoi nga dënimi i përjetshëm vrasësin e policëve Dritan Dajti, nuk është lodhur që të fshehë eurot e tij.

Policia i gjeti në një sirtar në dhomën e gjumit.

Eurot ishin ndarë në dy pjesë, një 500-dhe dhe pjesa tjetër e kartëmonedhave është në ndarje më të vogla.

Gjyqtari i Apelit të Vlorës, Skënder Damini është shoqëruar sot në policinë e Tiranës, pasi gjatë kontrollit në banesën që ka në kryeqytet i janë gjetur mbi 15 mijë euro. Damini ka shpëtuar Dritan Dajtin nga burgimi i përjetshëm duke e dënuar atë me 25 vjet heqje lire.

“Duke iu përgjigjur interesimit shumë të madh të medias, Policia e Shtetit konfirmon aksionin e ndërmarrë nga forcat speciale, në zbatim të urdhrit nr. 89, datë 14 shkurt 2019, të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, për të ushtruar kontroll në banesat e tre gjyqtarëve, të cilët zbutën dënimin e Dritan Dajtit. Operacioni policor vazhdon edhe në këto momente, por mund të konfirmojmë se deri tani janë gjetur një sasi municioni, mijëra euro dhe prova të tjera, të cilat do të administrohen nga organet ligjzbatuese”, sqaron policia.