Politika “Jam dhe ndihem drejtuesi i PD”, Alibeaj: Të hapur për kandidatët e...

“Jam dhe ndihem drejtuesi i PD”, Alibeaj: Të hapur për kandidatët e primareve

Kreu i grupit parlamentar të PD pas mbledhjes së Kolegjit të Kryetarëve tha se PD duhet të dalë me një kandidat të përbashkët në çdo bashki me qëllim që të jetë fitues.

Alibeaj u shpreh se kandidatët e Rithemelimit të dalë nga votimi i primareve janë të mirëpritur në mënyrë që fitorja e PD të jetë e sigurt në çdo bashki.

Në lidhje me vendimin e Gjykatës së Apelit për vulën, ai tha që ky nuk përbën moment triumfi apo revanshi, por është një moment i ngarkimit me përgjegjësi historike.

“Tri çështje propozova, dhe gjeta dhe mbështetje. Lidhur me aleancat, PD merr përsipër ndërtimin e një aleance sa më të gjerë të partive të qendrës së djathë për maksimizim të votave. Së dyti, lidhur me këshillat bashkiak është miratuar që duhet të filloj menjëherë nga puna duke ftuar demokratët që kanë qëndruar në momentet e vështira të PD, që të bëhen dhe do jenë pjesë e listave. Së treti, lidhur me kandidatët, votimet me primare nga grupi i rithemelimit dhe kandidatë të tjerë i kam propozuar PD dhe kemi gjetur mbështetje, hapjen pa asnjë kufizim. Synimi i vetëm është dalje me një kandidat të vetëm në çdo bashki”, tha Alibeaj.

Alibeaj u shpreh se është dhe ndihet drejtuesi i PD, derisa Lulzim Basha është dorëhequr dhe kryetari i ri nuk është zgjedhur ende.