Extra “Jam si Leo DiCaprio tek Titaniku”/ Plas gallata në rrjet pas takimit...

“Jam si Leo DiCaprio tek Titaniku”/ Plas gallata në rrjet pas takimit të Boris Johnson me princin Harry

Kryeministri britanik Boris Johnson është fotografuar në një pozicion sikur po imiton fluturimin e një avioni, apo si aktori Leonardo DiCaprio kur luan Xhekun tek filmi “Titaniku”.

Johnson u takua me princin Harry në një samit në Londër, para të cilit bëri disa veprime që në mediat britanike u konsideruan të çuditshme. Madje princi Harry duket në siklet.

Fotoja e bërë virale në rrjet ka shkaktuar mjaft të qeshura dhe tallje, saqë shumë nisën të shpërndanin dhe meme.

Një koment ishte ky: “Boris: Shiko Harry, unë jam si Leo DiCaprio në Titanik. Unë jam mbreti i botës! Harry: Jo, Boris. Thjesht… jo. “