Extra Jennifer Aniston dhe David Schwimmer reagojnë për vdekjen e Matthew Perry-t

Jennifer Aniston dhe David Schwimmer reagojnë për vdekjen e Matthew Perry-t

Yjet e “Friends”, Jennifer Aniston dhe David Schwimmer, kanë kujtuar kolegun dhe mikun e ndjerë, Matthew Perry.

Në një postim në Instagram, Jennifer Aniston, e cila luajti rolin e Rachel Green në “Friends”, shkruan ndër të tjera: “T’i thoja lamtumirë Matty-t tonë ka qenë një valë emocionesh të vështira që nuk i kam përjetuar kurrë më parë. Të gjithë ne përjetojmë humbje në një moment të jetës sonë. Ndarjen e dikujt nga jeta ose humbje të dashurisë. Të jesh në gjendje të mendosh në këtë pikëllim të lejon të ndjesh momentet e gëzimit dhe të jesh mirënjohëse që ke dashur dikë kaq shumë. Dhe ne e donim shumë. Ai ishte një pjesë e ADN-së sonë.”

Në vijim ajo shton:

“Ne ishim gjithmonë të 6-të. Kjo ishte një familje e zgjedhur që ndryshoi përgjithmonë rrugën e asaj që ishim dhe cila do të ishte rruga jonë. Matty e dinte se i pëlqente t’i bënte njerëzit të qeshin. Siç tha edhe vetë, nëse nuk e dëgjonte ‘të qeshurën’ mendonte se do të vdiste. Jeta e tij varej fjalë për fjalë nga kjo gjë. Dhe ia doli. Ai na bëri të gjithëve të qeshnim. Dhe qeshëm fort. Në dy javët e fundit, kam lexuar mesazhet tona me njëri-tjetrit. Duke qeshur dhe duke qarë pastaj duke qeshur përsëri. Unë do t’i ruaj përgjithmonë. Gjeta një mesazh që më dërgoi nga hiçi një ditë. Ai i thotë të gjitha.”

Mesazhi që Matthew i ka dërguar shkruan: “Të të bëja ty të qeshje më zbukuroi ditën. Më zbukuroi ditën:)”

“Matty, të dua shumë dhe e di që tani je plotësisht në paqe dhe pa dhimbje. Unë flas me ty çdo ditë… ndonjëherë pothuajse mund të të dëgjoj duke duke thënë “a mund të jesh më e çmendur?” Pusho vëllaçko. Gjithmonë m’i zbukuroje ditët,” përfundon Aniston.

Ndërsa David Schwimmer, i cili luajti rolin e Ross Geller në “Friends”, shkroi në Instagram ndër të tjera:

“Kjo foto është nga një nga momentet e mia të preferuara me ty. Tani më bën të buzëqesh dhe të pikëllohem në të njëjtën kohë. Të imagjinoj atje lart, diku, me të njëjtin kostum të bardhë, duart në xhepa, duke parë përreth- “Could there BE any more clouds? [A mund të ketë më shumë re?]”

Orë më parë, edhe dy anëtarë të tjerë të kastit të “Friends”, Courtney Cox dhe Matt LeBlanc reaguan për ndarjen nga jeta të Perry-t.