Extra Jennifer Lawrence flet për dasmën e saj “stresuese”: Ftova Robert DeNiro-n dhe...

Jennifer Lawrence flet për dasmën e saj “stresuese”: Ftova Robert DeNiro-n dhe pastaj i kërkova të largohej

Jennifer Lawrence ka treguar për “E!News” disa detaje nga dasma me bashkëshortin e saj, Cooke Maroney, që sipas saj ishte shumë stresuese. Madje i kërkoi edhe Robert DeNiro-s të shkonte në shtëpi.

Ceremonia private kishte disa të ftuar të famshëm, mes tyre, edhe Robert DeNiro-n, me të cilin Jen ka punuar në filmat “Silver Linings Playbook”, “America Hustle” dhe “Joy”. Por, gjatë mbrëmjes, ajo ishte shumë e shqetësuar nëse DeNiro po kënaqej.

“Pashë Robert-in që nuk njihte njeri dhe po ecte vërdallë dhe menjëherë mendova: “Jo, kjo s’është ajo që ai do të bëjë. S’e dua këtu. Shkova pranë tij dhe i pëshpërita: “Shko në shtëpi”. Ai ishte i sjellshëm, foli me prindërit e mi, por unë i thashë: “Shko”.

“Sinqerisht, kjo më bëri të ndihem mirë”, tha aktorja e “No Hard Feelings” dhe pranoi se ishte një nuse “e tmerrshme” dhe ka qenë gjithë kohës e shqetësuar nëse të ftuarit po kënaqeshin dhe e gjitha kjo e bëri të stresohej shumë. “Mendoja nëse po kënaqej (x) person”, tregoi ajo.

Jen përfundoi: “Të jesh nuse është e tmerrshme. Nuk do ta harroj kurrë, po shqetësohesha për të ftuarit nëse kishin të ftohtë dhe të gjithë miqtë e mi po gënjenin, si “askush nuk ka ftohtë, gjithçka është në rregull”.

Lawrence, 38 vjeç dhe Cookey, 38 vjeç, u martuan në tetor 2019. Disa prej të ftuarve në dasmën e tyre ishin: Adele, Kris Jenner, Emma Stone etj.