Opozita “Jo-ja e negociatave, Kryemadhi: BE refuzoi Ramën

“Jo-ja e negociatave, Kryemadhi: BE refuzoi Ramën

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrimin, Monika Kryemadhi, doli në një deklaratë për mediat paraditen e së shtunës ku foli për mos-hapjen e negociatave dhe për këtë theksoi se përgjegjësi i vetëm është vetëm Edi Rama.

Kryemadhi u shpreh më tej se objektivi i integrimit është i pamundur me Ramën Kryeministër.

“Dita e djeshme dhe në vazhdim do të jenë ditë të trishta për shqiptarët. Shqiptarët e kanë kuptuar që Europa është me ta, por ata janë peng i Edi Ramës. BE ka treguar qartë se kush janë problemet e thella dhe plagët që i ka hapur Edi Rama.

BE e refuzoi një qëndrim të tillë dhe u tregoi shqiptarëve se duhet të lirohen nga kapja e shtetit, kapja e drejtësisë dhe përgjegjësi i vetëm për këto plagë është vetëm Edi Rama. Të gjithë shqiptarët kanë kuptuar qartë se me Ramën integrimi është një objektiv i pamundur. Dorëheqja e tij është më e pakëta që mund të bëjë.  

Dështimi i Ramës është individual. Ai zgjoi t’i grabisë shqiptarët, t’i detyrojë të largohen nga Shqipëria. Europa është e ardhmja e vetme e sigurt dhe vendimi i tyre është i prerë, të largojë Edi Ramën”, tha Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.