Extra Julian Deda tregon aktorin me të cilin do të luante në skenë...

Julian Deda tregon aktorin me të cilin do të luante në skenë derisa të plakej dhe ka një kunj edhe për Ermal Mamaqin

Julian Deda, ka qenë i ftuar në podcast-in e stilit kryeministror, po me emërtimin “Piranj’Kast” nga Florjan Binaj.

Përballë kolegut të tij, pyetja për Julin ishte e thjeshtë: me kë do të donte të luante dhe me kë jo, në skenë.

Florjan Binaj: Cili është ai aktor apo aktore, me të cilin ti do të kishe qejf të luaje në skenë derisa të plakeshe?

Jul Deda: Po, me Gentin për shembull.

Florjan Binaj: Gent Zenelajn?

Jul Dedaj: S’ka Gent tjetër, mo!

Florjan Binaj: Bejko?!

Jul Deda: Aa, me Gent Bejkon jo se Genti ngaqë është në Kanada e konsideroj kanadez tashti. E kupton?! (qesh). Me cilin aktor shqiptar, ishte pyetja, se ai është kanadez!!! Me Gentin, për shembull. Në përgjithësi me ju që kam luajtur në fillim, që edhe e njohim shumë mirë njeri-tjetrin dhe ia dimë edhe karrierën, edhe ku godet, mund të kisha luajtur gjithë jetën, nuk kam asnjë lloj problemi…

Përveçse me Ermalin (Mamaqi), se Ermali të le! Të le, thotë “shiko, po iki unë njëherë” dhe pastaj kushedi kur vjen!