Sport Juve gati të sakrifikojë De Ligt për Vlahovic. Raiola del garant për...

Juve gati të sakrifikojë De Ligt për Vlahovic. Raiola del garant për Romagnoli dhe Pogba

“La Repubblica” bën sot një pasqyrë të së ardhmes së Matthijs de Ligt. Gazeta e njohur italiane shpjegon se Juventusi do të ishte gati ta sakrifikonte atë për të shkuar te Dusan Vlahovic në verë.

“Zonja e Vjetër” është përpara të gjithëve, falë mirëkuptimit me talentin serb. Strategjia për të arritur tek ai është shitja e mbrojtësit holandez për një shifër nga 60 deri në 85 milionë euro.

Një operacion që do të mbyllej me dy goditje të tjera: Alessio Romagnoli në mbrojtje dhe Paul Pogba në mesfushë, me qendërmbrojtësin e Milanit dhe mesfushorin e Manchester United që mund të zbarkojnë në Torino si lojtarë të lirë (falas).

Ndërkohë, drejtuesit kanë nisur nga puna për të gjetur një sistemim të ri për Arthur dhe Aaron Ramsey, të cilët mund të largohen në formë huazimi nga klubi bardhezi gjatë merkatos së janarit. Për mesfushorin brazilian, interesohet Sevilla dhe huazimi në Spanjë do të ishte një mundësi shumë e mirë për të pasi më parë ka mbajtur veshur fanellën e Barcelonës. Përsa i takon uellsianit, me të cilin drejtuesit e klubit italian nuk kanë arritur akordin për prishjen konsensuale te kontratës, 31-vjeçari mund të rikthehet në Premier League, këtë herë te Newcastle.