Sport Juve në krye, ja klubet me më shumë tituj në 5 ligat...

Juve në krye, ja klubet me më shumë tituj në 5 ligat kryesore europiane

Juventusi fitoi të dielën e kaluar titullin e 36-të të tij, duke mposhtur Sampdoria 2-0. Bardhezinjtë e shohin veten mes klubeve më të suksesshme europiane në këtë drejtim. Gazetta dello Sport ka sjellë podiumin e klubeve më të suksesshme në top-5 ligat e kontinentit tonë: Francë, Angli, Spanjës, Gjermani dhe Itali. Interesant është fakti se Juventusi ka po aq tituj sa dy klubet rivale të Milanos së bashku, Interi dhe Milani. Në Francë, dy rivalët e mëdhenj, PSG dhe Marseille, kanë numër të barabartë titujsh kampioni, nga 9 të tillë, një më pak se Saint-Etienne.

Në Spanjë dominon Real Madridi, me 8 tituj më shumë se katalanasit. Në Gjermani dominon thellësisht Bayern Munic, me 30 tituj, ndërsa dy ndjekësit më të afërt nuk kanë as nga 10 të tillë deri tani.

Diferenca nuk është kaq e thellë në Angli, ku “Djajtë e Kuq” kryesojnë me 22 tituj, të ndhekur nga “Reds” dhe “Topçinjtë”. Më poshtë, në mënyrë grafike mund të zbuloni detajet në këtë drejtim, teksa Juventusi qëndron në krye, nëse bëjmë një listë të klubeve me më shumë tituj në pesë ligat kryesore europiane. Bardhezinjtë kanë 36 tituj, teksa ndiqen nga “Los Blancos” dhe bavarezët me nga 34 dhe 30 tituj secilët, respektivisht.

Franca

Saint-Etienne – 10 tituj

Olympique Marseille – 9 tituj

PSG – 9 tituj

Italia

Juventusi – 36 tituj

Interi – 18 tituj

Milani – 18 tituj

Anglia

Manchester United – 20 tituj

Liverpool – 19 tituj

Arsenal – 13 tituj

Spanja

Real Madrid – 34 tituj

Barcelona – 26 tituj

Atletico Madrid – 10 tituj

Gjermania

Bayern Munich – 30 tituj

Borussia Dortmund – 8 tituj

Nuremberg – 9 tituj